Edmond Kaliqi, është shkarkuar nga Bordi Mbikëqyrës i kompanisë M-NAV dhe në vend të tij është emëruar Millorad Millanoviq, transmeton TV21.
Për TV21, Kaliqi thotë se shkarkimi i tij është i jashtëligjshëm pasi siç thotë, ende nuk i ka skaduar mandati 4-vjeçar.
Kaliqi ka treguar se edhe në vitin 2017, i njëjti person, Millanoviq, tentoi ta vë veten në pozitën e tij, por në atë kohë kjo përpjekje dështoi.