Partnerja e Ronaldos, Giorgina Rodriguez shtrohet në spital

Georgina Rodríguez jeton një jetë ëndrrash që nga viti 2016!
Jeta e vajzës nga Jaca ndryshoi kur takoi Cristiano Ronaldon, dashurinë e saj të madhe dhe babanë e fëmijëve të saj.

Që atëherë, biznesmenja është bërë një nga femrat më të ndjekura dhe më të admiruara në botë.

Megjithatë, edhe njerëzit më të njohur në planet nuk janë të imunizuar ndaj komplikimeve shëndetësore.
Dhe, siç ka treguar modelja, ajo është shtruar në spital prej katër ditësh.
‘Gio’, e cila ka më shumë se 64.2 milionë ndjekës në Instagram, postoi në ‘story’: Më në fund në shtëpi! Kam katër ditë në spital me pneumoni”

“Tani jam më mirë, por ende po shërohem në shtëpi me familjen time”, ka treguar partnerja e Cristiano Ronaldos.
Nga ana tjetër, Georgina nuk ka nguruar të falënderojë të gjithë personelin shëndetësor që është kujdesur për të gjatë këtyre ditëve.

“Më duhet të them një FALEMINDERIT të madh për të gjithë stafin, mjekët, infermierët dhe të gjithë në spital… Ju jeni kujdesur për mua dhe ju jam shumë mirënjohës për këtë. Faleminderit të gjithëve për një qëndrim kaq të jashtëzakonshëm”, tha ajo, duke iu referuar spitalit gjerman në Riad.

Kur Gio mbërriti në shtëpi, gjeti një dhuratë nga fëmijët e saj. Ishte një buqetë shumëngjyrëshe me lule dhe një kartolinë me një mesazh shumë të dashur.
Kujtojmë se Georgina dhe Cristiano u takuan në vitin 2016, kur futbollisti shkoi në një dyqan Gucci në Madrid, ku Georgina punonte si asistente shitjesh. Pjesa tjetër është histori…

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu