80-vjeçari nga Tetova ankohet në polici: Në vitin 2017 më kanë shpallur të vdekur

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se kanë pranuar një denoncim nga një 80-vjeçar nga rrethina e Tetovës, i cili thotë se me prova të rreme dhe me ndihmën e një avokati, në vitin 2017 e kanë shpallur të vdekur, përcjell TV21. Sipas tij, me vendimin e gjykatës janë bërë manipulime me pronën e tij në Agjencinë e Kadastrës.

“Me datë 24.10.2024 në ora 15:20 në SPB-Tetovë, personi AI (80) nga rrethina e Tetovës ka raportuar se gjatë vitit 2017, pa praninë e tij, në Gjykatën Themelore Tetovë është miratuar aktgjykim me paraqitje të rreme të fakteve dhe provave. Sipas raportit, në gjykatë janë dorëzuar prova të rreme se ai ka vdekur, si dhe një avokat ka paraqitur dëshmi të rreme, duke thënë në mënyrë të falsifikuar se ai ishte përfaqësues i tij dhe përfaqësues i vajzës së tij. Sipas raportit, pas dhënies së aktgjykimit me prova të rreme N.Sh. nga i njëjti fshat aktgjykimin e ka dorëzuar në Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive-Tetovë dhe prona e tij është bartur në emër të personit N.Sh. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë. /tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu