Taravari: Nuk i di emrat e personave që janë falur, kjo është e drejtë e Presidentes

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot është vaksinuar me vaksinën kundër gripit senzonal.

Ai pas vaksinimit për media tha se deri më tani për tre apo katër ditë vaksinën e kanë marrë për mbi 10 mijë qytetar, ndërsa përmes aplikacionit vakcinacija.mk për të marrë vaksinën janë paraqitur për mbi 52 mijë qytetarë.

“Ministria e Shëndetësisë, së bashku me Institutin për Shëndet Publik ka siguruar mbi 70 mijë vaksina, dhe uroj që sa më shumë njerëz në këtë periudhë të marrin vaksinën”, tha Taravari.

Në lidhje me vdekjen e foshnjës 14 mujashe, Taravari tha se masat e mara i kemi dorëzuar Odës së Mjekëve.

“Gabime në shëndetësi ndodhin, por është e rëndësishme të merren masa dhe të japim shembull që si shëndetësi dhe Ministri e Shëndetësisë të ndërmarrim masa kur bëhen lëshime. Nga Komisioni janë vërtetuar masa dhe të njëjtat ja kemi dorëzuar Odës së Mjekëve. Masat aktuale janë që tu merren licencat mjekëve që kanë bërë lëshime”, tha Taravari.

Në lidhje me faljet që i ka bërë presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, Taravari tha se nuk i dinë emrat kush janë falë, por ka komision dhe se kjo është e drejt ekskluzive e Presidentes.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu