LSDM: Narko bosët publikisht falënderojnë Siljanovskën! Çfarë borxhi ka VMRO-ja, VLEN-i dhe ZNAM-i ndaj klanit “Baron”?

Vazhdojnë përplasjet mes pushtetit dhe opozitës pas faljeve të fundit që bëri presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova, përcjell TV21. Nga LSDM thonë se njëri prej të falurve, publikisht ka falënderuar presidenten dhe se sipas tyre kjo ngjall dyshime për skenar të dakorduar. Nga LSDM pyesin se çfarë borxhi ka pushteti ndaj këtyre personave?.

“Pasi dje bosi i liruar i drogës e falënderoi publikisht Siljanovskën, bëhet e qartë se ky është një skenar i dakorduar. Tani mbetet e hapur pyetja: Cili është çmimi dhe kush i ka marrë paratë për këtë falje? Pyetja është: Çfarë borxhi i ka qeverisja e VMRO-DPMNE-së, ZNAM-it dhe VLEN-it kriminelëve nga klani i drogës “Baron” dhe çfarë shërbimesh po u kthejnë? Pasi Siljanovska u ngatërrua dje me deklaratën e saj të ngathët, e më pas nga Gordan Kallajxhiev e demantoi, duke thënë se komisioni jep vetëm mendim, e presidenti është ai që fal, sot ajo është e detyruar të dalë së bashku me Mickoskin dhe të shpjegojë se cila është prapavija e këtij skandali. I bëjmë thirrje edhe ministrit Filkov, i cili prej dy ditësh fshihet në vrimën e miut, të tregojë se cili është roli i tij në gjithë këtë skandal dhe të mos heshtë”, thonë nga LSDM.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu