Sondazhet, Konjufca: Do të ketë garë të ashpër për numrin dy në skenën politike

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka folur mbi sondazhet e ndryshme mbi zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Ndonëse sipas vitit kalendarik, zgjedhjet e rregullta parlamentare e lokale do të mbahen vitin e ardhshëm, vazhdimisht ka sondazhe të ndryshme mbi atë se kush do të fitojë në këto zgjedhje.

Konjufca ka thënë se janë vetë partitë politike, ato të cilat po i porositin këto sondazhe. Sipas tij, në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një betejë të fortë për vendin e dytë duke aluduar se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë fituese.

“Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, çka me thanë, sondazhet janë opinioni publik, por hulumtohet vazhdimisht edhe prej organizatave të ndryshme, edhe prej partive politike të cilat vetë po i porositin këto sondazhe. Rezultatet janë të qarta. Unë mendoj që do të jetë një garë shumë të ashpër për numrin dy në skenën politike të Kosovës,” tha Konjufca.

Ai ka komentuar edhe koalicionin parazgjedhor AAK-NISMA, i paralajmëruar për sot. Konjufca tha se koalicionet nuk janë ndonjë befasi pasi që ato kanë ndodhur edhe në të kaluarën dhe se AAK ka qenë edhe më herët në koalicion me NISMA.

“Koalicionet kanë ndodhur në Kosovë edhe në të kaluarën gjithmonë. Po ndodhin edhe tash. Nuk është ndonjë befasi. Aleanca ka qenë edhe më herët në një koalicion me NISMA-n, po ndodh sërish,” u shpreh ai.

Këto deklarata Konjufca i bëri pas përkujtimit të heroit Kadri Zeka në Prishtinë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu