Driton Nebiu tha se Arben Taravariu nuk mund të mbajë vulat e ASh-së, pasi siç tha në atë parti nuk ka asgjë nga Aleanca për Shqiptarët pasi dominojnë ish aktivist të LSDM-së. Nebiu tha se, Taravari duhet t’ia dorëzojë vulat Ziadin Selës dhe vet ai, ta formojë LSDM-në shqiptare.
“TARAVARI ME KUADRO TË LSDM-SË NUK MUND TI MBAJ VULAT E ASH-SË
Pas disa kuvendeve të nëndegëve e degëve të partisë së Arben Taravarit, nëse shihen udhëheqësit e atyre strukturave, por edhe ata që e rrethojnë vet Taravarin, është e qartë se në atë parti nuk ka asgjë nga Aleanca për Shqiptarët, sepse dominojnë ish aktivist të LSDM-së. Në këto rrethana ai do të ishte korrekte ti dorëzonte vulat e ASH-së te lideri Ziadin Sela dhe Taravari ta formojë LSDM-në shqiptare, sepse përputhen edhe ideilogjikisht me politikën multi-kulti. Ose për ata që i njohin rrethanat politike në Kosovë partia e Taravarit i ngjanë PSD-së së Dardan Mulliçajt, madje ka edhe funksionarë në ekzekutuv nga partia e Taravarit, që kanë qenë anëtarë të Partisë Social Demokrate të Mulliçajt, një parti e vogël që u formua pas përçarjeve në Vetëvendosje. Paramendoni vulat e Vetëvendosjes ti ketë Mulliçaj e jo Albin Kurti. Njejt ësht edhe me vulat e ASH-së, nuk ka sens që në vend të Ziadin Selës ato ti mbajë Taravari”, tha Nebiu