Ky që shikoni në foto është një nga autorët e sulmit të armatosur terrorist që tronditi Ankaranë.
Siç dallohet në pamje personi i armatosur është në pozicion për të gjuajtur, teksa ndodhet në një objekt të fabrikave të avionëve luftarakë në zonë.
Si pasojë e të shtënave janë ekzekutuar të paktën 2 persona, teksa dyshohet edhe për të plagosur.
Turqia njoftoi më herët se një sulm kishte ndodhur në godinën e Industrisë Ajrore Turke (TUSAS) pranë Ankarasë.
Mediat raportuan për një shpërthim të fortë në vendngjarje dhe treguan skenën e shkëmbimit të zjarrit./vizionplus.tv