Erdogani thotë se Gyleni pati vdekje të pandershme

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Fetullah Gyleni, një klerik islamik që u akuzua nga qeveria e Erdoganit për orkestrimin e përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit në vitin 2016, pësoi një “vdekje të pandershme”.

“Ata që i kthyen fëmijët e kombit në skllevër të pamend, nën maskën e shërbimit dhe bamirësisë, kanë përfunduar me një vdekje të pandershme, të ngjashme me demonët e tjerë në formë njerëzore gjatë historisë”, ka thënë Erdogan në një fjalim televiziv të martën, raporton AP.

Fetullah Gylen, një klerik islamik i izoluar që jetoi në mërgim të vetë-imponuar për dekada në SHBA, vdiq të hënën, në moshën 83-vjeçare.

Aleanca për Vlerat e Përbashkëta, një grup me bazë në Nju Jork që është i lidhur me Gylenin në SHBA, ka thënë se Guleni vdiq të dielën në mbrëmje në një spital pranë shtëpisë së tij, në malet Pocono të Pensilvanisë.

Mjeku ligjor i qarkut Monroe, Thomas Yanac Jr., ka thënë se ishte informuar se Gyleni, i cili kishte kohë që ishte në gjendje të keqe shëndetësore, vdiq nga shkaqe natyrore.

Gylen, i ardhur nga lëvizja islamike në Turqi, u bë aleat me Erdoganin në fillim të ngritjes së tij në pushtet, derisa të dy u bënë rivalë pas hetimeve për korrupsion dhe një përçarje në qeveri midis mbështetësve të Erdoganit dhe atyre që janë të lidhur me Gylenin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu