Policia i gjen në veturë kokainë me vlerë 450 mijë euro, ndalohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka gjetur në bagazhin e një veture rreth 10 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me vlerë të tregut 450,000 euro, më 21.10.2024, si dhe ka ndaluar një të dyshuar. Sasia e substancës së dyshuar narkotike është gjetur nga Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, pas angazhimeve operative dhe hetimore në rrugën magjistrale Fushë Kosovë-Prishtinë.“Gjatë operacionit policor të koduar ‘007’, Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, të cilën e drejtonte personi i dyshuar Z. J., shtetas kosovar, ku gjatë kontrollit të veturës së tij, në bagazh janë gjetur 10 kilogramë e 224 gramë, substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me vlerë të tregut 450000 (katërqind e pesëdhjetë mijë euro)” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 22.10.2024.Si rrjedhojë, Policia me urdhër të prokurorit kompetent të krimeve të rënda ka kryer bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar, në komunën e Graçanicës.Në bazë të bastisjes së realizuar, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: 10 kilogramë e 224 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një veturë me targa vendore, 1445 euro, 8970 dinarë, dy telefona celularë dhe 17 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave – të konfiskuara nga Dogana e Republikës së Kosovës.I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është inicuar rasti për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu