Blendi Fevziu: 2 gabimet politike të Ilir Metës dhe “gabimi fatal”

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Opinion në Tv Klan, Blendi Fevziu, ka komentuar arrestimin e llir Metës, veprim për të cilin tha se nuk i pëlqeu për mënyrën se si ndodhi, teksa mund të ishte zgjedhur një formë tjetër.

Në një bisedë në studion e Klan News me gazetarin Besar Jacaj, Fevziu përmendi 2 gabime politike që ka bërë Ilir Meta.

“Unë mendoj që politikisht gabimet e Metës ishin dy; E para, largimi nga koalicioni me Berishën në 2013 duke menduar që Berisha e kishte humbur pjesën më të madhe të mbështetjes dhe duke menduar që duke shkuar këtej do krijonte përshtypjen publike që pushteti shkon nga shkon Meta. E sidomos në 2017, sepse largimi nga koalicioni me Ramën që ishte një lloj basti politik i Metës duke menduar që bërë një lëvizje Rama do të humbte, sepse nuk mendonte askush që Rama do merrte 71 vota i vetëm. Meta mendonte që me votat e veta do të luante ai përcaktuesin e fatit të qeverisë, qoftë me Bashën, qoftë me Ramën. Kjo nuk ndodhi sepse Rama i mori 71 mandate vetë që ishte moment i çuditshëm.

Pas kësaj, ishte gabim në gjykimin tim, mungesa e bashkimit me PD në zgjedhjet e 2021 që të kishin dalë me një listë të vetme do kishte qenë më efikase. Megjithëse atëherë ishte vonë.

Nga ana tjetër, duhet thënë që Meta ishte nga politikanët që e konsideroi gabim largimin nga Parlamenti”.

Por përtej këtyre dy gabimeve, Fevziu thotë se karriera e Ilir Metës mori të tatëpjetën kur pranoi që të bëhej President i Republikës në vitin 2017.

“Unë mendoj që Meta ka bërë një gabim madhor përtej të gjithë këtyre, që pranoi të shkonte President në 2017. Meta ishte një lojtar në lojë. Në momentin që shkon president, je një lojtar që s’ke as fanelë, as mjete, madje as fushë ku të luash. Sepse President njeriu shkon në mbyllje të karrierës së tij. Kështu që Meta bëri një gabim fatal. Në qoftë se Meta do të kishte marrë presidentin, do të kishte mbyllur karrierën e tij si President dhe do ishte larguar, nuk do të kishte pasur një tjetër”.

Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu