Për 57 denarë është ulur shporta minimale, tani për një muaj duhen 61 249 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin tetor 2024 është 61.249,00 denarë, informojnë nga Sindikata e Maqedonisë, transmeton SHENJA.
Nëse jetoni në një banesë me qira prej 60 m2 për muajin tetor, atëherë shporta shkon në 76.624,00 denarë.
Krahasuar me vlerën e shportës minimale sindikale për shtator 2024, e cila ishte 61.306,00 denarë, ajo u zvogëlua për 57.00 denarë.
“Është e rëndësishme të theksohet se masa e qeverisë për kufizimin e masës së marzheve dha një pjesë të rezultatit të dëshiruar, por për shkak të dëshirës për fitim mes tregtarëve që shteti duhet ta frenojë, kur e kuptuan qëllimin e qeverisë për këtë masë, ata rritën çmimet e të gjitha produkteve, dhe këtë e konfirmojmë me rritjen e vlerës së pjesës së ushqimeve dhe pijeve në shportën minimale për më shumë se 717 denarë për muajin e fundit të shtatorit, ndërsa në të njejtën, në pjesën e ushqimeve dhe pijeve për muajin tetor 2024 e cila është 22.069,00 denarë krahasuar me muajin 2024 (23.034,00) është ulur për 965 denarë”, thonë nga Sindikata.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ekskluzive: Qeveria “në panik”? Ziadin Selës i ofrohet karrigia e Kryeparlamentarit, Shëndetësia dhe Bujqësia!

Burime të brendshme nga koalicioni VLEN bëjnë të ditur për një ofertë të bujshme që i është bërë Ziadin Selës dhe Aleancës për Shqiptarët,...

A do hyjë Ziadin Sela në Qeveri? Izet Mexhiti shmang përgjigjen, por paralajmëron lëvizje të mëdha pas bashkëpunimit Ahmeti–Taravari!

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, nuk ka precizuar nëse Ziadin Sela me partinë e tij Aleanca për Shqiptarët, do të bëhet pjesë e Qeverisë,...

A do të përjashtohet ASH nga Qeveria? Mexhiti: Taravari ta bëj publik bashkëpunimin me BDI-në!

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, nuk është përgjigjur drejtpërdrejt nëse Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit do të largohet nga Qeveria, pas largimit nga...

“I përdori shqiptarët për eksperiment” Valon Bela godet rëndë Adnan Azizin

Sipas Adnan Azizit, spo ndërtojnë kultin e individit po kauzën. Ani mirë boll. Pyetja bëhet cilën kauzë? Atë të shitjes të 7 mijë metrave...

Inspektorët e Inspektoratit për zbatimin e gjuhëve pa rroga, reagon BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se ej më shumë se katër muajsh, inspektorët e Inspektoratit për Zbatimin e Gjuhëve nuk kanë marrë pagat, nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu