Në një postim në Facebook, aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar pas arrestimit të ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipas tij, ndërsa akuzat e ngritura ndaj Metës janë serioze, çudia më e madhe qëndron në faktin se oligarku Samir Mane, i përmendur në aktakuzë, ende nuk është arrestuar.
Gjinovci thekson se Mane kishte kërkuar nga Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Metës, që të ndryshohej një ligj në Kushtetutën e Shqipërisë, kërkesë që sipas tij u realizua nga mazhoranca e kohës. Aktivisti po ashtu shprehet i habitur që asnjë media në Shqipëri nuk ka guxuar të publikojë lajme për miliarderin Mane, duke ngritur dyshime mbi mungesën e raportimeve për këtë çështje të ndjeshme.
Postimi i Plotë:
S.M. – Samir Mane paska porositë, si me pasë porositë picë, ndryshimin e ligjit nga M.K. – Monika Kryemadhi. Na e dimë që M.K. nuk kish mujt me ndryshu ligjin pa u pajtu edhe E.R. – Edi Rama apo jo, sepse kanë qenë në koalicion? Pra edhe Edi Rama ia ka mundësu Samir Manes ndryshimin e ligjit, sepse Monika Kryemadhi nuk i ka pasë votat.
Pse Edi Rama dhe Samir Mane nuk janë të arrestum? 😃