Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka pretenduar se përgjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, numri i të punësuarve është dyfish më ilartë sesa të gjitha qeveritë bashkë nga viti 2012 e këndej.
Murati, me anë të një postimi në ‘Facebook’ prezantoi disa statistika, të cilat thotë se janë zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ku thotë se përgjatë tri viteve të qeverisë Kurti janë shtuar afro 80 mijë vende pune.
Po ashtu, në këto statistika të prezantuara Murati pretendon se Qeveria Kurti është e vetmja kur ka vazhduar rritjen e punësimit në kohë zgjedhore. Ai thotë se s’kishin vepruat kështu qeveritë e kaluara.
Në anën tjetër, pretendon se shkalla e papunësisë ka rënë në 10.9 për qind në fund të 2023-ës në krahasim me vitin pandemik sa ishte 25.9 për qind.