Pas dy paraqitjeve të mira me Kosovën, Edon Zhegrova është rikthyer te skuadra e Lille.
Ai sonte do të përballet me skuadrën e Monacos, ku do të luaj nga minuta e parë, shkruan IndeksOnline.
Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova momentalisht është një prej lojtarëve më të mirë në Ligue-n 1.
25-vjeçari në pesë ndeshje, ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asist./IndeksOnline/