Breshër me madhësi 5 cm, Australia goditet nga furtunat

Të mërkurën, furtunat goditën Viktorian e Australisë. Qyteti Casterton u dëmtua veçanërisht pasi ra 21 mm shi në vetëm 30 minuta që u pasua nga breshëri.

Mjetet dhe pronat u dëmtuan rëndë, raportohen dritare të thyera dhe tjegulla që kanë ‘fluturuar’ nga çatitë për shkak të erërave të forta.

Shtrirja e stuhisë së breshërit ishte rreth 200 km duke prekur pyjet dhe tokat bujqësore të Viktorias perëndimore. Disa fermerë thanë se mbi 70% të të mbjellave të kanolës ishin shkatërruar. Grumbullimi i breshërit arrinte deri në 15 cm. Sipas Byrosë Meteorologjike, kokrrat më të mëdha të breshërit arrinin një diametër prej 5 centimetrash dhe ranë në distriktin e Wonwondah.

Në ditët në vazhdim, Australia mund të gjendet sërish në kushte ekstreme të motit sepse i ftohti që vjen nga perëndimi mund të përfshijë vendin. Kjo mund të shkaktojë erëra të ftohta dhe stuhi pluhuri, krahas incidenteve të stuhive që mund të sjellin breshër në pjesën më të madhe të jugut të vendit.

Franca gjithashtu u përfshi nga stuhi të forta shiu gjatë së mërkurës dhe së enjtes që u përhap drejt lindjes së rajonit. Pjesa më e madhe e jugut të Francës ka vendosur një alarm portokalli për stuhitë ndërsa në Francën qendrore ka alarm të kuq për përmbytje këto dy ditë dhe disa do të jenë të aktivizuar edhe për të premten.

Veç breshërit dhe erërave të forta, janë të pranishme edhe vetëtimat, ndërsa në disa vende ka rënë mbi 100 mm shi në 24 orë duke sjellë përmbytje të rënda.

Në Stamboll të Turqisë, mjegulla shkaktoi shumë trazira gjatë javës. Shikueshmëria u reduktua në më pak se 500 metra mëngjesin e së mëkurës duke ndikuar në transportin tokësor dhe detar. Disa tragete u peulluan ndërsa tuneli Euroaziatik pati shumë vonesa nga të dy krahët. Si rrjedhojë, kjo solli edhe trafik të rënduar në të dyja anët e qytetit./tvklan.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu