Komuna e Tetovës: Nga qeveria siguruam 3.8 milion euro dhe jo 1.3 milion

Komuna e Tetovës ka reaguar pas prononcimeve të disa eksponenteve të opozites se kjo komunë ka fituar vetëm 1.3 milion euro nga fondet që ka ndarë Qeveria për investime nëpër komuna.

Më poshtë reagimin e plotë.

Komuna e Tetovës ndjen të nevojshme të informojë publikun për dezinformatat që janë përhapur lidhur me investimet në qytetin tonë.

Deklaratat se Tetova ka përfituar vetëm 1.3 milion euro investime janë plotësisht të pasakta dhe synojnë të minimizojnë progresin e arritur deri tani.

Në realitet, investimet kapitale që Komuna e Tetovës ka siguruar nga fondet qeveritare arrijnë në 3.8 milion euro, dhe jo 1.3 milion, siç është pretenduar gabimisht.

Faktet e sakta mbi investimet:

Projekti i tubacionit furnizues për ujësjellësin e qytetit të Tetovës është një nga projektet më strategjike dhe të domosdoshme për qytetin tonë. Faza e parë e tij po realizohet me një investim prej 1.03 milion euro (që është projekt i financuar përmes kredisë nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor nga Banka Europiane për Ivestime), ndërsa faza e dytë ka një vlerë prej 1.07 milion euro. Ky projekt do të përmirësojë furnizimin me ujë dhe do të zgjidhë problemin shumëvjeçar të qytetit.

Rikonstruimi dhe zgjerimi i rrjetit primar të ujësjellësit në lagjen Jasht Vardarit, me një investim prej 247,942.72 euro, është një tjetër hap drejt përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit në Tetovë.

Rikonstruimi i Shkollës së Mesme Gjoce Stojcevski, një projekt i rëndësishëm për qytetin, ka një vlerë prej afërsisht 2.45 milion euro. Faza e parë e këtij projekti pritet të fillojë së shpejti dhe do të ketë një ndikim të madh në përmirësimin e kushteve të mësimit për nxënësit e Tetovës.

Në total, këto investime kapin vlerën prej 3.8 milion euro, duke tejkaluar ndjeshëm shifrën e raportuar prej 1.3 milion euro.

Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar në realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme që do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët tanë.

Inkurajojmë të gjithë qytetarët të mos bien pre e dezinformatave dhe të vazhdojnë të mbështesin punën e përbashkët për ta bërë Tetovën një vend më të mirë për të jetuar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu