Stresi dhe Noizy prishin marrëdhënien me njëri-tjetrin?

Reperi i njohur shqiptar, Stresi prej muajsh është në kërkim nga Policia e Kosovës pasi ishte i përfshirë në sherrin famëkeq të ndodhur në Pejë me tiktoker-in Med Iseni.

Mirëpo përtej problemeve ligjore, Stresi u ka zhvilluar një intervistë teksa ka folur edhe për raportin me Noizy-n, emri i të cilit gjithashtu është lakuar në këtë sherr.

Ai e bëri të qartë se pavarësisht çfarë të dy servirin në rrjetet sociale, kanë raporte të ngushta me njëri-tjetrin që bazohen në respekt të mirësjellë.

“Ndryshe njerëzit kanë reaguar 22 vjeç, ndryshe tani që jemi 38. Është krejt dekadë dhe epokë tjetër për tjetër dhe normalisht që s’kemi më kohë as ne nga pala jonë, as ai, as kurrkush dhe gjëja më e mirë është respekti dhe ajo i mbulon të gjitha. Kemi respekt më shumë dhe ajo është gjëja më e mirë. S’ka pasur asnjëherë ulje-ngritje, por thjesht njerëzit bien çdo ditë në kurthet tona. Jemi shumë mirë, familjarisht shkojmë mirë, kjo është gjëja më e mirë që ka ndodhur dhe vazhdojmë përpara. Qentë do të lehin, edhe për ne që na njohin, qeni leh edhe për dikë që s’e njeh kështu që s’po i vëmë rëndësi. Kemi komunikim patjetër, çfarë duhet, ku je, hajde, por unë jam dikush që çdo sprovë në jetë e kaloj vetë, pavarësisht se kam shumë shokë edhe këtu ku po intervistohem dhe kudo, por sprovat i kaloj vetë, s’kam qejf t’i rëndoj njerëzit, ia dal. Mjafton që shoku të ndihmon.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu