Mickoski: Ekziston një Akademi e Shkencave dhe Arteve, temat etnike dhe kombëtare nuk janë prioriteti im

Ekziston një Akademi e Shkencave dhe e Arteve dhe ky është qëndrimi i OBRM-PDUKM-së, i Qeverisë dhe i akademikëve nga bashkësitë e ndryshme etnike, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, pasi dje në Tetovë u njoftua se katër komuna të udhëhequr nga VLEN do të financojë funksionimin e Shoqatës së Qytetarëve – Akademia e Shkencave dhe e Arteve Shqiptare.

Mickoski nuk pret që një lëvizje e tillë e VLEN-it të ndikojë negativisht në koalicionin qeveritar.

“Qëndrimi ynë është parimor dhe kam thënë se në shumë raste në të kaluarën nuk janë prioritet temat etnike dhe kombëtare”, tha Mickoski.

Ai thotë se këshilltarët e OBRM-PDUKM-së nuk do ta votojnë buxhetin komunal nga i cili do të ndahen mjete për këtë qëllim. Nuk do të doja që paratë e qytetarëve të shpenzohen për organizata joqeveritare, më mirë do t’i shihja të shpenzohen për projekte infrastrukturore, për të krijuar kushte që të rinjtë të kthehen dhe këto janë temat për të cilat dua të diskutoj.
“Temat që polarizojnë apo etnizojnë nuk janë tema në të cilat unë dua të jem bashkëbisedues. Unë supozoj se këto janë disa nga partitë opozitare në Kuvend që do të rrisin ose ulin rejtingun nëse diskutohet kjo temë. Më vjen keq që zgjedhin tema të tilla për pikë politike, por si kryetar i Qeverisë mbetem i përkushtuar që të punoj për të mirën e qytetarëve pa dallim etnie”, theksoi Mickoski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu