I pyetur lidhur me kërkesën e kreut të #BDI-së, #AliAhmeti që #VLEN ta braktis qeverinë, zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, #IzetMexhiti theksoi se kjo është një ëndërr e tyre për tu bë pjesë e qeverisë dhe jo për kauzë kombëtare.
“Ali Ahmeti nuk ka dalë nga qeveria as kur ka ndodh Monstra as Lagjja e Trimave, as kur s’ka lëviz çështja shqiptare, ato mund vetëm të kenë dëshirë për t’u bërë pjesë qeverisë dhe jo për ndonjë kauzë. Në kohën e tyre kishte moratorium të çështjes së shqiptarëve”, deklaroi Mexhiti në intervistën e tij për radio televizionin shtetëror.