Dje Bili i vockël i VLEN-it, hodhi shashkën e radhës para shqiptarëve se kanë vendosur me kryekomunarët shqiptarë ta themelojnë Akademinë Shqiptare në “drzhavën Severna”, si institucion më i lartë shkencor i shqiptarëve.
Qeveria nacionaliste e premierit Micko është shprehur një herë për këtë temë se nuk do pranojë të themeloj një Akademi të dytë paralele për shqiptarët, kur ne e kemi tashmë një Akademi prej dekadash dhe se një tjetër Akademi nuk është e nevojshme!
Ky është qëndimi i premierit Micko dhe i qeverisë së “Severnës” jashtë entuziazmit të vlenistëve për një Akademi shqiptare, e cila u hodh në treg për konsumim të brenshëm të militantëve të saj dhe injorancës shqiptare me rrëfenjën e radhës për programin e tyre të “Ndryshimit”, sesi këta trimat e dheut do të na bëjnë së shpejti me Akademi shqiptare.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve në radhë të parë kërkon kuadër të lartë profesional dhe të nivelit Akademik, gjë që në radhët e studiuesve serioz shqiptarë vështirë se mund të gjenden kuadër i mjaftueshëm për të udhëhequr një institucion të lartë shkencor siç është Akademia.
Parë nga ranglista botërore e nivelit të Universiteteve nëpër botë të tre Universitetet tona publike në gjuhën shqipe nuk futen dot në listën e 2000 Universiteteve me të mira në botë madje në as 3000-shen, për shkak të nivelit të ulët të kuadrit arsimor dhe punës se tyre në këto Universitete.
Një tjetër shqetësim që pengon krijimin e Akademisë shqiptare është edhe ligji për arsimin e lartë që nuk është miratuar për gjuhën shqipe por vetëm për maqedonishten, megjithse tolerohen Universitetet në gjuhën shqipe si e drejtë e pakicave kombëtare për të patur mundësinë e të mësuarit në gjuhën e tyre deri në Universitet.
Këtë fakt brengosës për ligjin e arsimit të lart që nuk përmend gjuhën shqipe partiçkat tona politike e kalojnë heshturazi.
Një Akademi shqiptare është e mundur me akordin dhe këmbënguljen e të gjitha subjekteve politike shqiptare dhe të popullit shqiptar këtu, duke e njoftuar bllokun sllavo-maqedon se pa krijimin e Akademisë shqiptare nuk ka qeveri as shtet të “Severnës” që të qëndrojë në këmbë me patericat tona!
Ndaj, krijimi i Akademisë shqiptare pa akordin e qeverisë dhe premierit Micko është një flluskë sapuni që tretet pas disa sekondave!
Medai Shaholli