I ndërpritet kontrata burrit të ish-deputetes, akuzon Taravarin për hakmarrje politike

Arben Hudi, mjek në spitalin Klinik Të Tetovës ka njoftuar se do do t’i ndërpritet kontrata e punës, që siç tha, e ka peshqesh prej Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. Hudi tha se ndërprerja e kontratës nuk ka të bëjë me arse profesonale apo shkelje në punë por sipas tij, bëhet fjalë për çështje politike. Hudi tha se ai është pjesë e Aleancën për Shqiptarët të drejtuar nga Ziadin Sela, që siç tha, këto hakmarrje politike nuk do ta lëkundin nga bindjet e tij. Kujtojmë se Arben Hudi është bashkëshorti i ish-deputetes Artina Qazimi.

“Këto ditë më njoftuan se më ndërpritet kontrata për punë në Spitalin Klinik të Tetovës. Këtë e kam peshqesh prej Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, pa ndonjë arsye konkrete profesionale, pa ndonjë shkelje në punë, pa ndonjë vërrejtje, por mbetet vetëm arsye politike.
Dua të rikujtoj paraprakisht se disa herë radhazi, vetë Taravari u zotua se të gjithë të punësuarit do të marrin vendime, por kjo nuk vlen për mua. Dua poashtu të potencoj se unë kam qenë i punësuar shumë vite më parë, falë kualifikimit tim profesional , kam punuar në COVID-19 ku sakrifikoja shëndetin tim dhe familijarëve te mi.
Për punën time vazhdimisht kam marë vlerësime pozitive nga të gjithë drejtuesit e deritanishëm të repartit dhe Spitalit Klinikë.
Presionet e këtilla të ulta, hakmarrja politike dhe revanshizmi i Taravarit, vetëm pse vazhdoj të qëndroj në Aleancën për Shqiptarët të drejtuar nga Ziadin Sela, nuk do të më lëkundin dhe nuk do të ndryshojnë bindjet e mia. Drejtësia do të vijë edhe për mua, por edhe për shumë kolegë të mi të cilët vazhdojnë të përballen me të njëjtën sfidë pas formimit të kësaj Qeverie”, ka shruar Hudi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

Xheneta po bën sërish bujë në rrjet pas disa deklaratave dhe postimeve me tone të qarta ironike, që shumë i kanë lidhur me Eglin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu