Kurti njofton popullin: Nga 1 janari Kosova do t’i heq vizat për Bosnje dhe Hercegovinën

Në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin të hënën më 14.10.2024 do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit.
Në këtë Samit, si çdo vit tjetër pritet të nënshkruhen marrëveshje që kanë ndikim në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të këtyre vendimeve paraprake ishte nënshkruar marrëveshje për lirinë e lëvizjes mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës, megjithatë kjo marëveshje nuk ishte zbatuar.

Pavarësisht marrëveshjes për lirinë e lëvizjes ndërmjet dy vendeve e cila buron nga Procesi i Berlinit, as boshnjakët e as kosovarët nuk mund të udhëtojnë lirshëm nga Kosova në Bosnjë e Hercegovinë dhe anasjelltas. E gjitha për shkak se një marrëveshje e tillë nuk ka gjetur mbështetje nga të gjitha etnitetet e Presidencës boshnjake, apo thënë ndryshe, është bllokuar nga Republika Serbe në krye me Millorad Dodik-un.

Në mënyrë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë, kërkohet vizë e cila lëshohet vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe vetëm me nënshkrimin e ministrit të Punëve të Jashtme të vendit. Megjithatë, aplikimi për vizë nuk bëhet në Kosovë, por vetëm në Shkup, Beograd dhe në Podgoricë.

Kuvendi i Kosovës më 23 shkurt 2023 ka ratifikuar Marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Kuvendin e Bosnjës dhe Hercegovinës. E njëjta është pritur të votohet më 23 shkurt 2023 edhe në Këshillin e Ministrave në Bosnjë, por Këshilli e kishte shtyrë këtë pikë. Kjo marrëveshje është njëra prej tri sosh të arritura në Berlin më 3 nëntor 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Që të fillojë zbatimi i marrëveshjes duhet që dokumentet të ratifikohen në të dy parlamentet brenda 18 muajve. Sipas vendimit të Këshillit të ministrave të BiH nga viti 2012, qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë në këtë shtet si turistë.

Së fundmi, më 28 maj 2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë takimit me Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka rikujtuar rëndësinë që ka fillimi zbatimit të marrëveshjes për udhëtim me letërnjoftime ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës. Të njëjtën çështje, Kurti e ka ngritur edhe gjatë Samitit në Kotor më 16 maj 2024.

Prej vitesh, heqja e vizave me Kosovën është kundërshtuar nga Millorad Dodik, i cili është në krye të Aleancës qeverisëse të Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD).

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu