Ky është shqetësimi kryesor i Gjeneral Jasharit në letrën drejtuar ministrit Maqedonci

Letra e Komandantit të FSK-së, Gjeneral Bashkim Jashari drejtuar ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e shkruar më 7 tetor, ka ngjallur jo pak reagime.

Shqetësimi kryesor që Jashari ia shpreh Maqedoncit, është rekrutimi i stafit mbështetës për kuzhina.

Madje, thuhet se në rast të mos angazhimit me kohë të këtij stafi nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, “FSK do të detyrohet që të ndërpresë përgatitjen dhe ofrimin e shërbimit të rregullt të ushqimit”.

“Siç jeni njoftuar paraprakisht, FSK është në procesin e validimit të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë dhje të njësive të tjera, të parapara me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit (PGJT). Njëkohësisht, vazhdojnë të realizohen edhe detyrat operacionale, kurset zhvillimore, stërvitjet fushore dhe aktivitetet tjera, konform Planit Vjetor”.

“Nëse MM nuk do të mund të realizojë me kohë rekrutimin e stafit mbështetës për kuzhina, FSK do të detyrohet që të ndërpresë përgatitjen dhe ofrimin e shërbimit të rregullt të ushqimit. Kjo situatë e krijuar do të na detyronte që FSK të ndërpresë të gjitha aktivitetet e planifikuara, përpos shërbimit të rojës dhe shërbimeve tjera që janë në operacione dhe gatishmëri”, thuhet ndër të tjera në këtë dokument që u publikua në Klan Kosovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu