Sherr mes shqiptarëve dhe rumunëve, ndërpriten punimet në stadiumin e Barcelonës

Një sherr masiv këtë të premte, ka bërë që të ndërpriten përkohësisht punimet në stadiumin e Barcelonës “Camp Nou”.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, rreth 20 punëtorë, të kombësisë shqiptare dhe rumune, janë përplasur mes tyre, duke sjellë ndërprerjen e punimeve.

Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit, për të vendosur qetësinë dhe për të mos agravuar sherri më tej.

Menjëherë pas situatës së paprecedentë të krijuar, është vendosur që të gjithë punëtorët e përfshirë në sherr të pushohen menjëherë nga puna.

Punimet në “Camp Nou” kanë nisur nga vera e vitit 2023 dhe pritet të përfundojnë në fillim të vitit 2025, ndonëse fillimisht u tha se stadiumi do të jetë i përfunduar në dhjetor të vitit 2024. /tvklan.al

Premium WordPress Themes DownloadDownload WordPress Themes FreeDownload Premium WordPress Themes FreePremium WordPress Themes Downloadonline free coursedownload huawei firmwarePremium WordPress Themes Downloaddownload udemy paid course for free

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu