Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga tha se, gjatë mandatit të tij si ministër, është propozuar detyrimi i sjelljes së Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat është propozuar nga ai dhe shtoi se, mori miratimin e Qeverisë së RMV-së në dhjetor të vitit 2023
“Detyrimi i sjelljes së Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat është propozuar nga ana ime gjatë mandatit si Ministër i Drejtësisë. I njëjti është konsultuar me ekspertët e fushës, Zyrën e BE-së, Brukselin dhe ka marrë miratimin e Qeverisë së RMV-së në dhjetor të vitit 2023 si pjesë e Strategjisë për Reforma të Sektorit të Drejtësisë 2024-2028 dhe Planit Aksional për Zbatimin e Strategjisë së Zhvillimit të Sektorit për Drejtësinë 2024-2028”, tha Lloga.