“Cristiano nuk di të luajë futboll. S’më intereson nëse shënon edhe 3000 ”! Pas kësaj deklarate nga Antonio Cassano, CR7 i ka dërguar një mesazh zanor, ku i thotë edhe se po tregon mungesë respekti. Cassano: “I dashur Cristiano, e di ku qëndron problemi? Nuk të respektoj sepse ti nuk më pëlqen fare si lojtar”. Në “sulmin” ndaj 🇮🇹 u bashkua edhe motra e 🇵🇹, Elma Aveiro, e cila shkruajti në Instagram se Cassanon askush nuk e njeh si futbollist, pasi ka qënë thjesht një “kapës topash”.
Ndërkohë në lidhje me pasurinë e tij, Cassano rrëfeu mesazhin e të ëmës si leksion në jetën e tij: Nuk kam pirë as alkool, as drogë. Ata që shpërdorojnë paratë janë idiotë. Mua mamaja më thoshte se vinim nga rruga, nga një jetë dhe nuk duhet të ktheheshim kurrë më prapa, ndaj nuk e kam shpërdoruar paranë.