Një aksident i rëndë ka ndodhur në ‘Veternik’ të Prishtinës.
Një kamion ka dalur në shiritin e kundërt të rrugës, dhe ka goditur disa vetura.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar 11 persona. Kështu ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.
Nacionale ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes: