Katër persona janë konfirmuar deri më tani të vdekur në qarkun St.Lucie pas tornadove të shpërthyera si rezultat i uraganit Milton, thanë zyrtarët e qarkut në një njoftim për shtyp të enjten në mëngjes, shkruan CNN.
“Përgjigjësit e parë dhe ekuipazhet e punëve publike/shërbimeve po kryejnë përpjekje për reagim dhe rikuperim të shkaktuar nga dy tornado të konfirmuara që ranë para mbërritjes së uraganit Milton të mërkurën, 9 tetor duke filluar rreth orës 16:30”, thuhet në njoftim.
“Ekzaminuesi mjekësor i qarkut St.Lucie ka konfirmuar katër viktima si rezultat i këtyre tornadove”.
“Ne kishim ekuipazhe atje duke marrë ata banorë që mund të ishin zhvendosur në strehimore të përkohshme, ata që kishin nevojë për ndihmë mjekësore për t’i çuar në objektet spitalore,” tha Gill.