U tha se u dënua me një vit burg, reagon Luiz Ejlli

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, i cili fitoi zemrat e publikut si fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, duket se po i injoron lajmet që kanë qarkulluar sot në media, të cilat lidhen me dënimin e tij me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit.

Derisa lajmi për dënimin e tij për falsifikimin e një deklarate noteriale mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe mediat kryesore, Luizi vendosi të mos e komentojë këtë çështje, duke i drejtuar ndjekësit e tij drejt projekteve të tij muzikore. Ai publikoi një video në Instagram, ku paralajmëroi këngën e tij më të re me këngëtaren e njohur Teuta Selimi, të titulluar “Lamtumirë”. Kënga është punuar nga Çelik Lipa dhe Fifi, dy nga emrat më të njohur në industrinë muzikore shqiptare.

Në video, Luiz Ejlli shfaqet duke promovuar këngën e tij, pa i dhënë rëndësi lajmeve që qarkullojnë për dënimin e tij. Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e fansave të tij, të cilët e kanë mbështetur dhe kanë pritur me padurim publikmin e këngës së re.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu