Izraeli vret komandantin e Hezbollah, SHBA: Kushtet në Gaza janë katastrofike

Ndërsa situata sa vjen e përkeqësohet në Lindjen e Mesme, Tel Avivi ka bërë me dije se ka vrarë një tjetër anëtar të rëndësishëm të Hezbollah.

“Adham Jahout, anëtar i “Rrjetit Terrorist të Golanit” në kuadër të Hezbollahut, është vrarë nga një sulm ajror në zonën e Kuneitras në Siri. Jahout ka qenë duke mbledhur inteligjencë nga burime brenda regjimit sirian, dhe ka lehtësuar operacione kundër Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit”, tha ushtria izraelite.

Po ashtu ushtria në një tjetër njoftim ka deklaruar se ka eliminuar edhe dy komandantë të Hezbollahut, ndërsa aeroplanët izraelite kanë sulmuar depo të municionit në zonën e Bejrutit dhe në jug të Libanit.

Tel Avivi po vijon të kryej sulme të reja, ndërsa Shtetet e Bashkuara, aleatët kryesore të Izraelit, kanë deklaruar se bombardimet Liban janë të ngjashme me ato që kanë shkatërruar Gazën.

Sakaq Uashingtoni i ka bërë thirrje izraelit të adresojë menjëherë kushtet katastrofike në Gaza.

“Këto kushte katastrofike ishin parashikuar muaj më parë, por ende nuk janë adresuar. Kjo duhet të ndryshojë dhe tani”, tha Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e SHBA në OKB.

Ambsadorja e SHBA-ve në OKB Greenfield gjithashtu u shpreh kundër Tel Avivit për të dëbuar përgjithmonë palestinezët nga Gaza

“Nuk duhet të ketë asnjë ndryshim demografik apo territorial në Rripin e Gazës, duke përfshirë çdo veprim që zvogëlon territorin e Gazës”, u shpreh ajo.

Forcat izraelite kanë vrarë katër palestinezë në Khan Younis dhe tre në kampin e refugjatëve Jabalia pasi Kombet e Bashkuara u detyruan të mbyllnin shkollat ​​dhe spitalet në Gazën veriore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu