Sela për vendimet e Gjykatës Kushtetuese: Përgjegjësinë për 22 vitet e fundit e gjeni te partnerët e koalicionit
Në një konferencë për shtyp lidhur me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, iu përgjigj pyetjeve për përgjegjësinë e politikanëve shqiptarë në lidhje me situatën e krijuar. Pyetur nga një gazetar se ku qëndron përgjegjësia e tyre, që pas 22 vitesh një gjykatës të ketë guximin të marrë një vendim dramatik, Sela u shpreh se mund të duhen edhe 22 vite të tjera për të kërkuar fajtorët, por ai dëshironte t’i jepte përgjigje zërave që shpërqendrohen nga esenca e problemit.
Sela theksoi se nëse politikanë siArben Taravari qëndoshta si fëmijë është mësuar ti gjej gjërst e gatshme, kërkojnë përgjigje për veprimet e BDI-së gjatë këtyre 22 viteve, ato përgjigje mund t’i gjejnë te partneri i tyre aktual, Izet Mexhiti, i cili ka qenë pjesë e BDI-së për gjithë këtë periudhë. Po ashtu, ai përmendi edhe Bilall Kasamin, duke nënvizuar se edhe ai ka qenë në pjesë e BDI-së për gjysmën e këtyre 22 viteve,andaj pyetjet mund tja bëjë vetes.