Banka Kombëtare: Vazhdimisht po forcojmë kapacitetet për zbulimin e parave të falsifikuara

Banka Popullore njoftoi sot se gjatë vitit të kaluar mbi 200 punonjës të bankave dhe institucioneve komerciale janë trajnuar nga ekspertë për zbulimin e shpejtë të mostrave të dyshimta të parave në sistemin për trajtimin e falsifikimit të parave.

“Hallka më e rëndësishme në zinxhirin e trajtimit të falsifikimit të parave janë personat të cilët, duke kryer veprimtarinë e tyre profesionale, vijnë çdo ditë në kontakt me paratë e letrës dhe të prera dhe janë pengesa e parë në mbrojtjen e integritetit të parave. Kështu, me forcimin e kapaciteteve të të gjithë trajtuesve të parave të gatshme, sigurohet zbulimi i shpejtë i mostrave të dyshimta, largimi i tyre nga qarkullimi dhe dërgimi në Bankën Popullore”, thuhet në njoftim.

Banka qendrore thekson se ekspertët e Bankës Popullore gjatë viteve organizojnë trajnime të rregullta të detyrueshme për njohjen me elementet mbrojtëse të valutave vendase dhe të huaja, për punonjësit në institucionet financiare, pra në banka dhe qendra cash.

closevolume_off
Si rekomandim nga projekti i binjakëzimit “Forcimi i kapaciteteve të sistemit për luftimin e falsifikimit të eurove”, Banka Popullore, siç thuhet në njoftim, ka zgjeruar trajnimin për të përfshirë përfaqësues nga institucionet e përfshira në sistemin për trajtimin e falsifikimit të parave dmth nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria doganore, Prokuroria Publike dhe Policia Financiare.

“Banka qendrore, si i vetmi institucion i autorizuar për përcaktimin e autenticitetit të parave në letër dhe monedha të shprehura në denarë dhe në valutë të huaj, kryen analiza eksperte dhe ofron mbështetje adekuate në procesin e trajtimit të falsifikimit. Në periudhën e kaluar është intensifikuar shkëmbimi në kohë i të dhënave me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare për kryerjen e analizave teknike dhe zbulimin e parave të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu