Arbër Ademi nga BDI, në konferencën e jashtëzakonshme, sfidoi VLEN-in që sip tha, për 48 orët të tregojnë se me çfarë mekanizmi do të mundësojë përfaqësimin e drejt dhe adekuat pas vendimit ët Gjykatës Kushtetuese që hoqi balancuesin, përcjell in7.
“Ju them që sot. Po thonë se kemi përgatitur një draft, kanë deklarata kontradiktore varësisht sa përfaqësues të VLEN i pyetni aq deklarata të ndryshme do të merrni. Jo 24 por 48, ju lutem dilni para opinionit, cili është ai mekanizëm ligjor që ka mundësi të sjell përfaqësimin e drejt dhe adekuat kur kjo gjykatë politike që zbaton programe të një qeverie monoetnike, sjell vendime të tilla me çka eliminon deklarimin e përkatësisë etnike. Po i sfidoj, ndoshta janë kreativ dhe japin përgjigje”, tha Arbër Ademi.