Gazmend Gjyshinca, deputet i VV-së, duket se fillimisht hezitoi të përgjigjej në lidhje me projekt-kodin civil, i cili nuk është miratuar ende për shkak të kundërshtimit të disa deputetëve rreth “bashkësive civile” të seksit të njëjtë.
Madje, Gjyshinca kishte abstenuar kur ishte votuar për këtë nismë ligjore të përkrahur nga kryeministri Albin Kurti.
Moderatori ia shtroi dy herë çështjen e projekt-kodit civil.
“Te çështja e kodit civil” – i tha moderatori, Gjyshincës.
“Po, cila është pyetja?” – ishte pyetja e Gjyshincës.
“Është premtuar, nuk është realizuar. Do të të miratohet në Kuvend? Tri herë ka me ta përsërit pyetjen, se edhe më herët më the çka është pyetja” – i tha moderatorti, Gjyshincës.
“Jo, jo, kjo nuk është hera e parë. Ka dy vite që në çdo studio që pyetet, edhe nuk është hera e parë që edhe ju po më pyesni për kodin civil, u jam përgjigjur sa e sa herë për këtë çështje. Dhe nuk hezitoj të përgjigjem. Kodi civil, unë do të doja që ta shihja të miratuar për shkak se është jashtëzakonisht nismë e rëndësishme ligjore” – tha Gjyshinca.