Ministri i Shëndetësisë vazhdon me “avazin” e njëjtë! Drejtoritë që janë nën kompetencat e tij po shprazen nga shqiptarët, po degradohen të punësuarit shqiptarë, pacientët shqiptarë trajtohen në mënyrë të pa-barabartë (siç ishin disa raste në javët e kaluara). Ministri ka “formulën” e njëjtë: do ndërmerren masa ose nuk do të mbetet pa ndëshkim.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me drejtoreshën e Spitalit për Fëmijë “Kozle”, se e njëjta ka larguar shumë shqiptarë nga vendet e punës si dhe ka zëvendësuar po të njëjtit me maqedonas, qasja e saj me urrejtje në baza kombëtare në atë institucion, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari përgjigjet:
“Unë kam qenë në takim me drejtoreshën dhe me sa di unë, bordi udhëheqës ka 5 anëtarë, 2 të brendshëm që janë e drejta ekskluzive e drejtoreshës dhe 3 të jashtëm të cilët zgjidhen me propozim të ministrisë së Shëndetësisë. Kam biseduar me drejtoreshën, nuk e di sa janë të vërteta këto që pretendoni ju se ka presion për të punësuarit shqiptarë në atë klinikë, unë me sa di të gjithë shqiptarët që punojnë atje nuk kanë ndonjë presion, ose të paktën nuk ka ardhur deri te mua një ankesë e tillë. Në qoftë se drejtoresha sillet keq, atëherë do të ndërmerren masa prej ministrisë. Ditet në vijim do ta vizitoj spitalin e Kozles sepse ka disa mjekë që janë ankuar në lidhje me drejtoreshën e spitalit të Kozles.”