FMN: Inteligjenca artificiale do të godasë 40% të vendeve të punës dhe do të rrisë pabarazinë

Në një analizë të detajuar të Fondit Monetar Ndërkombëtar thuhet se inteligjenca artificiale do të prekë gati 40% të të gjitha vendeve të punës. Drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva ka deklaruar se në shumicën e skenarëve, inteligjenca artificiale, ka të ngjarë të rrisë pabarazinë e përgjithshme.

“Është thelbësore që vendet të krijojnë rrjete gjithëpërfshirëse të sigurisë sociale dhe të ofrojnë programe rikualifikimi për punëtorët e cenueshëm. Duke bërë këtë, ne mund ta bëjmë tranzicionin e inteligjencës artificiale më gjithëpërfshirës, ​​duke mbrojtur mjetet e jetesës dhe duke frenuar pabarazinë”, deklaroi Georgieva.

Gjatë fjalës së saj, Georgieva ju bëri thirrje politikëbërësve që të adresojnë prirjen shqetësuese për të parandaluar teknologjinë nga nxitja e mëtejshme e tensioneve sociale. Referuar analizës, FMN thotë se inteligjenca artificiale ka të ngjarë të ndikojë në një përqindje më të madhe të vendeve të punës në ekonomitë e përparuara, në rreth 60%.

Në gjysmën e këtyre rasteve, punëtorët mund të presin të përfitojnë nga integrimi i inteligjencës artificiale, i cili do të rrisë produktivitetin e tyre. Në raste të tjera, inteligjenca artificiale do të ketë aftësinë për të kryer detyra kyçe që aktualisht ekzekutohen nga njerëzit. Kjo mund të ulë kërkesën për punë, duke ndikuar në pagat dhe madje duke zhdukur vendet e punës.

Ndërkohë, FMN-ja projekton se teknologjia do të prekë vetëm 26% të vendeve të punës në vendet me të ardhura të ulëta.

“Shumë nga këto vende nuk kanë infrastrukturë ose fuqi punëtore të aftë për të shfrytëzuar përfitimet e inteligjencës artificiale, duke rritur rrezikun që me kalimin e kohës, teknologjia mund të përkeqësojë pabarazinë midis kombeve”, tha drejtoresha e FMN-së.

Analiza e FMN-së vjen ndërsa liderët globalë të biznesit dhe politikës mblidhen në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, ku inteligjenca artificiale është një temë diskutimi, pas rritjes së përdorimit të aplikacioneve si ChatGPT./tvklan.al

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu