Motori i aeroplanit përfshihet nga zjarri, brenda tij gjendeshin 184 pasagjerë – Bën ulje emergjente në një aeroport në Itali

Piloti i një aeroplani të aviokompanisë Ryanair që transportonte 184 pasagjerë, është detyruar të bëjë ulje emergjente kurse pasagjerët të largohen nga fluturakja si pasojë e zjarrit që shpërtheu në motorin e majtë.

Të gjithë brenda bordit arritën të shpëtojnë pa ndonjë lëndim, pavarësisht se zjarri dilte nga fluturakja derisa ishte në ajër, e piloti u detyrua të bëjë ulje emergjente në aeroportin italian Aeroporti di Puglia në Brindisi, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë se zjarri shpërtheu si pasojë e disa defekteve teknike në motor. Corriere Della Sera shkruan se të gjithë në bord nuk kanë pësuar as më të voglin lëndim.

Nga aviokompania është bërë e ditur se pasagjerët kanë zbritur shpejt nga fluturakja, dhe janë dërguar në terminal me autobus.

Video të ndryshme amatore shfaq pasagjerët që zbresin nga fluturakja, por edhe zjarri që dilte nga motorit derisa ishte në ajër.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu