Zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së, as në seancën e nesërme!

As në seancën parlamentare e cila mund të jetë e fundit e kësaj përbërje parlamentare para se të ndryshohet kryeparlamentari Talat Xhaferi, e që është caktuar për ditën e hënë më 15 janar, nuk gjendet në rend dite zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së. E ndërkohë bojkoti i deputetëve të Lidhjes Evropiane për Ndryshim është në javën e dytë, si formë presioni për shumicën, për të zgjedhur anëtarin që thonë se u takon në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Nga ky koalicion kanë paralajmëruar edhe protesta, madje edhe pengim të mbajtjes së zgjedhjeve në Çair dhe Tetovë.

“Është vazhdimësi e politikave të shumicës parlamentare. Atyre frika u ka hyrë në palcë nga opozita shqiptare dhe nga humbja e cila i pret nga opozita shqiptare dhe kjo është edhe njëra nga arsyet e bllokadës dhe obstruksionit që në vazhdimësi i bëhet kësaj çështje”, u shpreh Fadil Zendeli, Lëvizja Besa, Lidhja Evropiane për Ndryshim.

Kuvendi do të zhvillojë aktivitetet që duhen t’i paraprijnë zgjedhjes së qeverisë teknike duke filluar nga 22 janari kurse afati i fundit për zgjedhjen e saj është 28 janari. Brenda atyre ditëve, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi duhet të japë dorëheqje dhe të zgjidhjet kryetar i ri, Jovan Mitrevski, nga LSDM-ja. Nuk dihet akoma nëse Xhaferi do të ketë vullnet të përfundojë çështjen e anëtarit të KSHZ-së para largimit nga detyra e kryeparlamentarit ose këtë “barrë” do të ja kalojë pasardhësit të tij Mitrevskit.

“Po bëhet fjalë për shumicën e njëjtë parlamentare; LSDM, BDI, Aleanca. Edhe LSDM-ja është pjesë e kësaj bllokade, është pjesë e këtij obstruksioni që ndodh në Kuvend. Për shkak se shkojmë drejt procesit zgjedhor presionet janë në rritje, presioni është në rritje nga opozita shqiptare, nga opinion publik, nga faktori ndërkombëtar. Presioni ndaj shumicës që të mos bëjë një bllokim dhe obstruksion të tillë është i fuqishëm për shkak se KSHZ-ja duhet të jetë e kompletuar”, shtoi Fadil Zendeli, Lëvizja Besa, Lidhja Evropiane për Ndryshim.

Në përbërjen aktuale, KSHZ-ja ka tre anëtarë nga LSDM-ja, dy nga VMRO-ja, një nga BDI-ja dhe një karrige boshe. Nëse nuk plotësohet kjo pozitë me anëtar të opozitës shqiptare, nga Lidhja Evropiane për Ndryshim thonë se zgjedhjet do të jenë problematike në kuptimin e legalitetit dhe legjitimitetit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu