Parcela e kontestuar te spitali i Tetovës/ Durmishi: Komuna do ta ndryshojë planin e detajuar në favor të spitalit!

Komuna e Tetovës do ta ndryshoj planin e detajuar urbanistik në spitalin e Tetovës që të mos i merret pronë spitalit, ka deklaruar kryetari i këshillit komunal Besar Durmishi pas deklaratës së drejtorit të spitalit se një pjesë tek spitali është privatizuar. Drejtori i spitalit akuzoi ish kryetarin e komunës Sadi Bexhetin për privatizim të pronës së spitalit, gjë që Bexheti e mohoi duke thënë se ish shefi i kabinetit të tijë atë pronë e ka blerë në vitin 2021. Përndryshe, në bazë të planit detal urbanistik aty është paraparë objekt banimi P plus 2.

“Ne si përfaqësues të qytetarëve të Tetovës do e fillojmë procedurën e shfuqizimit pasi që ai shihet qartë se ka tendenca tjera, pra plani ri do të hartohet në dobi të qytetarëve e jo në dobi të mafias urbane, atë që e kemi thënë në vazhdimësi, e pat thënë edhe drejtori spitalit ku pati një deklaratë për media dhe tregoi që kjo udhëheqësi ato ambicie që i kanë pasur ata i ka shuar në tendenca atyre të bëjnë bashkëngjitje të pronës është refuzuar nga ana jonë . edhe pasi do të realizohet plani ri ai do të jetë në dorën e spitalit se si do të veproj ai më tutje.”- deklaroi Besar Durmishi – kryetar i Këshillit Komunal të Tetovës. Tv21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu