Siljanovska: I kemi përmbushur të gjitha detyrimet ndërkombëtare

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkovka në fjalën e saj në OKB, tha se RMV-ja i ka përmbushur detyrimet ndërkombëtare, por shtoi se anëtarësimi në BE nuk u materializua. Tutje presidentja theksoi se Maqedonia e Veriut pret mirëkuptim nga fqinjët pa kërcënimin e vetos, pasi që siç shtoi, “ku ka veto nuk ka drejtësi”.

“Emri i ri është formalisht një realitet juridik dhe vendi im, Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e OKB-së dhe NATO-s, i përmbush detyrimet e veta ndërkombëtare, por anëtarësimi në BE nuk është materializuar dhe qytetarët maqedonas i nënshtrohen një tjetër ndryshimi kushtetues, por jo për anëtarësimi, por për fillimin e negociatave, dhe atë për herë të dytë. Si vend i përkushtuar ndaj fqinjësisë së mirë, presim mirëkuptim nga fqinjët tanë pa kërcënimin e vetos, sepse aty ku ka veto nuk ka drejtësi. Ajo demotivon qytetarët maqedonas dhe ngadalëson reformat, destabilizon rajonin dhe lë hapësirë ​​për ndikim nga vende të tjera më të mëdha. Zgjerimi duhet të lidhet me kriteret e Kopenhagës. Ne duhet të mbështesim njëri-tjetrin, në vend që të bllokojmë. Jemi përballë një sfide të madhe, sikur e drejta të mbetet e drejtë. Nuk ka zgjidhje të thjeshta dhe pa dhimbje”, tha presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkovka.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu