“Fjalimi i tij bëri jehonë përballë mureve të sallës gjysmë të zbrazët”, media serbe tallet me Vuçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara, për të cilin fjalim, media nga Beogradi “Nova”, shkruan me tone tallëse se “bëri jehonë fjalë për fjalë – kundër mureve të një salle gjysmë të zbrazët”.

Në shkrimin e saj, media në fjalë ka shkëputur edhe disa pjesë nga fjalimi i tij në Kombet e Bashkuara.

“Ai citoi edhe Mahatma Gandin, dhe tha se Serbia, si një vend ku ka liri dhe drejtësi (?), respekton parimet e OKB-së”, thuhet në shkrim.

Për më tepër, ai shtoi se bota është “në prag të një katastrofe bërthamore.
“Ne jetojmë në një botë ku askush nuk dëgjon askënd, duhet të flasim edhe kur nuk jemi dakord. Duhet të ndalojmë praktikën e standardeve të dyfishta, të rikthejmë besimin në të drejtën ndërkombëtare, të rivendosim besimin në paqe, e vetmja rrugë që nuk ka alternativë. Ne ia kemi borxh çdo viktimë në botë, brezave të tanishëm dhe të ardhshëm”, citohet të ketë thënë Vuçiq, transmeton Klankosova.tv

Por këto fjalë të kreut të Serbisë, sipas Novës, pakkush pati mundësinë t’i dëgjonte drejtpërdrejt.

“Gjegjësisht, në momentin kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur në foltore, salla e Asamblesë së Përgjithshme ishte pothuajse boshe. Jo shumë përfaqësues të vendeve nga e gjithë bota patën mundësinë ta dëgjonin këtë fjalim, “aq të fuqishëm”, shkruan më tej kjo media, transmeton Klankosova.tv.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu