U përjashtua nga Kombëtarja e Kosovës, Zhegrova: E di sa profesional jam

Futbollisti i Lilleit, Edon Zhegrova, ka thënë se vendimi për përjashtimin e tij nga Përfaqësuesja e mori Federata e Futbollit të Kosovës dhe jo trajneri Franco Foda.

Në grumbullimin e shtatorit, Zhegrova bashkë me Arijanet Muriqin dhe Florent Muslijën u përjashtuan për shkak se FFK-ja pretendoi se kanë thyer rregullat disiplinore. Të tre lojtarët kanë mohuar pretendimet se kishin dalë për të festuar dy ditë pas humbjes nga Rumania.

Në konferencë për shtyp të enjten para ndeshjes me Le Havren që e luan më 28 shtator, Zhegrova u pyet nga gazetarët për përjashtimin nga Kosova. Ai ka thënë se ka njerëz që nuk e duan dhe flasin fjalë të këqija për të.

“U vonova në takim. Mendoj se nuk ishte vendim i trajnerit, por vendim i FFK-së – për atë edhe isha pak i nervozuar. Ka disa njerëz që nuk më duan dhe thonë fjalë të këqija për mua. E njoh veten, e di sa profesional jam dhe kur kam lexuar disa lajme se kinse kam dalë në klub nate, nuk është ashtu sepse nëse dua të shkoj në klub, do ta dinin të gjithë. Nuk kishte foto, të gjitha ishin lajme të rreme. Gjëja më e keqe ishte që trajneri nuk e mori vendimin, por Federata. Nëse vonohesh në takim, trajneri duhet të marrë vendim, jo Federata”, ka thënë ai.

25-vjeçari tutje u shpreh se kjo çështje tani i përket së kaluarës dhe “më nuk ka rëndësi”.

Zhegrova po shkëlqen në këtë fillimsezon me Lillein. Ka shënuar tri gola në po aq ndeshje në Ligue 1. Ndërsa tri gola i ka shënuar edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

FFK-ja nuk ka treguar se çfarë masa të tjera do të ketë për tre lojtarët e përjashtuar. Grumbullimin e radhës, Kosova e ka në mesin e tetorit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu