Bajram Pollozhani, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i cili dha dorëheqje në 2007 kur u abrogua ligji për përdorimin e flamurit, ka komentuar në profilin e ish-ministrit të drejtësisë, Krenar Lloga, pasi ky i fundit përmes një statusi në Facebook ngriti shqetësimin në lidhje me mbi-votimin nga pala maqedonase në Gjykatën Kushtetuese. Lloga gjithashtu kërkoi edhe futjen e votimit të dyfishtë në vendimmarrjen e Gj.Kushtetuese. Në një vijë me ish-ministrin është edhe Pollozhani, i cili kërkon ndryshime të domosdoshme në mënyrën e votimit në Gj.Kushtetuese.
Shkrimi i Plotë
Pollozhani: Dorëheqjet e dy gjyqtarëve shqiptarë, anëtarë të Gjyk.Kushtetuese, me rastin e mbi-votimit kur u abroguan disa dispozita të Ligjit për flamurin kombëtar të… në vitin 2007, ishin alarmin për subjektet politike shqiptare… parlamentare që të sigurojnë mekanizëm mbrojtës të demokracisë konsensuale! Kjo do të thotë që ligjet vitale që në parlament muratohen me shumicë të cilësuar (2/3 dhe me Badinter) Gjykata kushtetuese kur vendos për kushtetutshmërinë e tyre, vendimet e veta ti sjellë gjithashtu me shumicë të cilësuar, e jo me shumicë të thjeshtë, siç vepron tani e 20 vjet në praktikën e saj! Prandaj, ka qenë dhe mbetet kërkesë e domosdoshme për mbrojtjen e demokracisë konsensuale/legjislacionit vital! Përndryshe, gjithmonë do të ketë mbi-votim në Gjyk.kushtetuese të gjyqtarëve jo-maqedonas! Mirëpo, a duhet pritur rëndom dorëheqjen e gjyqtarëve shqiptarë sa herë që do të ndodhin këso raste…! Natyrisht që PO. Dorëheqja, deri sa të sigurohet menaxhimi juridik mbrojtës, ashtu që edhe vendimmarrja në gjyk.kushtetuese të jetë njësoj me shumicë të cilësuar kur vendos për kushtetutshmërinë e Ligjeve që në Parlament janë miratuar me shumicë të cilësuar! Respekte!