Snopçe i përgjigjet Mickoskit: Edhe ne i urojmë fat

Shefi i grupit parlamentar të koalicionit VLEN, Halil Snopçe, tha se përgjigja që mori sot nga kryeministri Hristijan Mickoski, nuk ka të bëjë me atë se partnerit shqiptarë i tregohet dera për dalje nga Qeveria.

Por, Snopçe tha se nëse vjen deri aty puna, edhe ai i uron fat Mickoskit, siç i uroi ky i fundit, paraprakisht, shefit të grupit parlamentar të VLEN-it.

“Kryeministri, sigurisht, ka dhënë një deklaratë të tillë sepse ma merr mendja se edhe ai është i vetëdijshëm, se nga vijnë këto iniciativa. Më i vetëdijshëm se ne se dikush dëshiron të hedh shkëndija të krizës në qeverisje. Pra, ai ka përvojë më shumë dhe mendoj se nuk ka lidhje më këtë. Normalisht, ai thotë nëse dikush e lëshon qeverinë, i dëshirojmë fat edhe ne themi, edhe ne i dëshirojmë fat të gjithëve nëse vijmë në atë derexhe. Është një deklaratë normale, ai është kryeministër. Ne kemi politikat tona autonome, ne jemi partner, raport forcash, pra kur partneriteti nuk funksionon, atëherë është shumë normale, secili në rrugë të vet. Kjo pranohet me sportivitet, nuk ka dicka tragjike në këtë gjë. Pra, normal, deri tani kemi funksionuar si partner, si raport forcash, jo si raport fuqish. Dhe me siguri edhe në të ardhmen do të funksionojmë si raport forcash, deri në realizimin e përcaktimeve tona programore”, tha Snopçe për gazetën LAJM.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu