Ish-dizajneri i Apple së shpejti prezanton një lloj të ri telefoni?

Ish-dizajneri legjendar i Apple, Jony Ive, sapo ka konfirmuar se po punon në një pajisje të re, me gjasë një telefon, që “do të shkundë” industrinë.

Ive gjithashtu konfirmoi se pajisja e re ishte duke u projektuar në bashkëpunim me OpenAI dhe do të shfaqë një Al moderne.

Jony Ive, i cili punoi në Apple për dekada së bashku me Steve Jobs, vlerësohet për dizajnin e shumë prej pajisjeve ikonike të sotme nga kompania.

Nga pajisjet unike dhe shumëngjyrëshe të fundit të viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000 deri te laptopët minimalistë të sotëm’, trashëgimia e Ive vazhdon të formësojë dizajnin e gjigantit teknologjik.

Puna e tij mund të ketë tërhequr disa polemika herë pas here, por padyshim që la gjurmë në Apple.

Dhe tani Ive dëshiron të dizajnojë diçka krejtësisht të re duke përdorur AI, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas Ive dhe Altman, AI ka potencialin të lindë një formë të re të informatikës.

Bëhet e ditur se kompania e Ive ka filluar tashmë punën për këtë pajisje të re nga një hapësirë ​​e madhe zyre në San Francisko.

Evans Hankey dhe Tang Tan – të cilët kanë punuar së bashku me Ive në Apple – janë gjithashtu duke punuar në projekt.

Specifikat janë të pakta, por ka disa supozime se në çfarë lloj pajisjeje po punojnë.

Nëse dyshja dëshiron të revolucionarizojë plotësisht softuerin, ata patjetër do të zbatojnë AI që mund të kuptojë se çfarë është në ekran.

Për më tepër, kjo AI ka të ngjarë të jetë në gjendje të ketë qasje në çdo pjesë të sistemit operativ, duke e liruar përdoruesin nga nevoja për të marrë kontrollin manual.

Mund të përdorë edhe kamera, sensorë dhe mikrofona për të kuptuar gjithmonë kontekstin.

Megjithatë, Ive dhe Altman nuk janë të vetmit të interesuar për të hyrë në një epokë të re të informatikës.

Meta, për shembull, ka shpenzuar vite dhe miliarda dollarë duke punuar në syze inteligjente AR.

Zuckerberg beson se XR do të jetë e ardhmja e informatikës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu