Moti në Kosovë:
Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius.
Sipas parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit.
Moti në Maqedoninë e Veriut:
Moti në mëngjes do të jetë i freskët, gjatë ditës me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 22 deri në 29 gradë, shkruan Alsat.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, në mëngjes i freskët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe relativisht i ngrohtë. Temperatura minimale do të ulet në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 27 gradë Celsiusë