Mexhiti: Amvisëritë, ndotësit më të mëdhenj të ajrit! Po punohet për intensifikimin e procesit të gazifikimit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti në intervistë për Radio Evropën e Lirë thotë se sipas të gjitha analizave, ndotësit më të mëdhenj të ajrit në vend janë amvisëritë, përcjell TV21. Mexhiti thotë se Qeveria po ndërmerr një sërë masash për t’u përballur me ndotjen, ndërsa thekson se në plan afatgjatë, po punohet edhe për gazifikim.

“Së pari, ndryshohet sistematizimi dhe krijohet një sektor i veçantë në Ministrinë e Mjedisit për dekarbonizim dhe ajër të pastër. Kjo e para është e rëndësishme sepse nëse nuk marrim masa prodhuesit tanë do të paguajnë taksa të mëdha në të ardhmen nëse duan të eksportojnë diçka në BE. Së dyti, për sa i përket ndotjes, sipas analizës, amvisëritë janë ndotësit më të mëdhenj sepse përdorin lloje të ndryshme të mjeteve të dëmshme për shëndetin dhe ajrin. Pra, në terma afatgjatë po punohet për intensifikimin e procesit të gazifikimit, fillimisht në zonat urbane, por edhe në të gjithë vendin, gjë që padyshim do të kontribuojë në këtë. Është formuar komision “ad hoc” që do të merret me ndotësit e mëdhenj për të kontrolluar nëse ata kanë marrë masa, nëse kanë investuar në filtra dhe ndotin sa më pak mjedisin dhe një sërë aktivitetesh të tjera që do të jenë të përditshme”, tha mes tjerash Mexhiti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu