E fitoi në ring, por jo edhe në financa! Ja sa para mendohet se kanë fituar Joshua dhe Dubois!

Daniel Dubois e ka mbrojtur titullin IBF, pasi e mposhti me nokaut Anthony Joshuan në raundin e pestë.

Që nga raundi i parë e deri në të pestin, The Dynamite ishte i pandalshëm, duke turpëruar AJ-n.
Por, si para ashtu edhe pas duelit, të gjithë duan të dinë se sa kanë fituar financiarisht të dy boksierët.

Raportohet se Dubois ka arkëtuar katër milionë euro, por kjo mund të rritet deri mbi 10 milionë euro në varësi të shitjeve nga shikimet (pay-per-view).

Ky do të ishte fitimi i tij më i madh deri më sot pasi mori afër dy milionë në gusht të vitit 2023, pas humbjes nga Oleksandr Uysk.

Ndërkohë, raportohet se Joshua përkundër humbjes, do të marrë në shtëpi shtatë milionë euro, por kjo vlerë mund të rritet deri në 30 milionë euro varësisht se sa do të shikohet ky duel.

AJ thuhet se ka fituar po ashtu 30 milionë euro pasi rrëzoi ikonën e UFC-së, Francis Ngannou në fillim të këtij viti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“I përdori shqiptarët për eksperiment” Valon Bela godet rëndë Adnan Azizin

Sipas Adnan Azizit, spo ndërtojnë kultin e individit po kauzën. Ani mirë boll. Pyetja bëhet cilën kauzë? Atë të shitjes të 7 mijë metrave...

Adnan Azizi : Koalicioni Mozheme ishte eksperiment te shqiptarët

Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa Adnan Azizi, në një intervist për TV Alsat, ka deklaruar se koalicioni Mozheme ishte një eksperiment për shqiptarët.

Parashikimi i Moti për ditën e sotme

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite me vranësira të ndryshueshme dhe në më shumë vende me reshje shiu,...

Konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së mbahet sot

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të mbahet konferenca e parë për ecurinë e çështjes pasi që Zyra e Prokurorit...

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu