“Vajza më e bukur në botë” është titulli që ia ka vënë ylli amerikan i muzikës, Gwen Stefani, këngëtares me rrënjë nga Kosova, Dua Lipa.
Në një shkrim në Facebook ajo ka treguar se ka qëndruar me Lipën të premten në mbrëmje, teksa ka publikuar dy fotografi.
“U takova me vajzën më të bukur në botë mbrëmë. Të dua Dua”, ka shkruar Stefani në postim.
Fotografi me Stefanin ka publikuar edhe Dua Lipa në Instagram, teksa ka bërë të ditur se ajo u shkrep para shfaqjeve në “iHeartFestival” në Las Vegas.
Stefani, tani 54-vjeçare, me hitet e saja dhe grupit “No Doubt” ka pasur karrierë të bujshme që nga viti 1995. Ajo ka fituar tre trofe “Grammy” dhe ka edhe çmime në “American Music Award”, “Brit Award” e “World Music Award”. Më 2023, është bërë edhe me yll në Bulevardin e Famës në Hollywood.